Rinumerim per Lezhen dhe Shkodren

Merr një kthese të papritur procesi i administrimit të rezultateve të zgjedhjeve në KQZ. Pas manipulimeve që u zbuluan me numërimin e votave në Lezhe, KQZ vendosi që të rinumërohen të gjitha votat në qarkun e Lezhës dhe qarkun e Shkodrës, ku republikanët pretendojnë se i është mohuar një deputet.
Vendimi ka ardhur pasi u hapën dhjetë kuti votimi për qarkun e Lezhes, në të cilat sipas përfaqësuesve të PD janë hasur shkelje të rënda ndaj duhet transparencë. Vendimi ka sjellë reagimin e ashpër të përfaqësuesit ligjor të PS, Genc Gjonçaj i cili e ka cilësuar këtë vendim një turp të madh dhe u është drejtuar anëtareve dhe kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se do të mbajnë përgjegjësi penale dhe ligjore për një shkelje të tillë. Në një deklaratë për mediat pas këtij vendimi, Gjonçaj akuzoi KQZ-në se po përdoret politikisht dhe po tenton të përsërisë situatën e krijuar në zgjedhjet lokale të vitit 2011. “Ne kemi dyshimi serioze se kjo procedurë e zgjatjes së procesit, kjo shtyrje bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai që është votuar në këtë qark. Ky proces vijon të përsërisë procesin e 2011-s dhe kjo duket më se e qartë se përse është shtyrë ankimimi i PS-së për qarkun e Lezhës. Ne nuk kemi frikë nga procesi i rinumërimit, nuk administrojmë asnjë rast përveç atyre qendrave në 10 kuti që ne i denoncuam. Ajo që po ndodh, është që komisioni po fut duart në kutitë e votimit që janë jashtë administrimit të partive politike”, tha Gjonçaj. / Top Channel