E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi e Xhaferraj urojne nxenesit nga zonat elektorale


Ministrat e kabinetit Berisha Sokol Olldashi dhe Ferdinand Xhaferraj uruan nga zonat elektorale ku jane zgjedhur per te uruar nxenesit per fillimin e vitit te ri shkollor.
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi qendroi ne shkollen e Vilishtit ne komunen Kuman te Fierit nga ku uroi nxenesit per nisjen e vitit shkollor.
Gjate fjales se tij para banoreve dhe nxenesve ministri beri nje ekspoze te investimeve te qeverise Berisha ne investim dhe infrastrukture.
Nderkaq Ministri i Kultures Ferdinand Xhaferraj i uroi nxenesit per nisjen e vitit shkollor nga Manza e Durresit.
Prej vitesh eshte bere tradite qe personalitetet me te larta te vendit te shperndahen ne zona te ndryshme per te qene sa me afer femijeve ne diten e nisjes se vitit te ri shkollor

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›