Gjeniu 15 vjec regjistrohet ne Cambridge

Djaloshi 15 vjecar i cili kurre nuk ka shkuar ne shkolle u be studenti me i ri i Universitetit prestigjioz Cambridge ne 200 vitet e fundit.
Arran Fernandez gjeniu i matematikes eshte arsimuar ne shtepi. Ate e ka edukuar babai i tij Neil i cili eshte krenar qe djali i tij eshte pranuar ne kolegjin Fitzeilliam qe eshte ne kuader te Universitetit Cambridge.
Jam i lumtur qe jam pranuar ne Cambridge por jam mesuar te arrij rezultate te mira dhe te jem gjithmone me i riu - tha Arran i cili ne moshen 5-vjecare mori diplomen e shkolles se mesme.
Djaloshit gjeni i eshte ofruar nje vend ne Universitet me kushtin qe te arrije rezultat te shkelqyeshem ne testin e fizikes gje qe edhe ia arriti. Vitin e kaluar po ashtu realizoi rezultat te shkelqyeshem ne matematike ndersa nota te mira mori edhe ne testet e gjuhes angleze dhe franceze.
Studimet ku eshte regjistruar Arran te njohura si Tripos vleresohen si me te veshtirat ne bote ndersa keto studime i kane ndjekur edhe Isaac Neeton dhe Stephen Haeking.
Universiteti Cambridge nuk ka pranuar studente kaq te rinj qe nga viti 1773 kur illiam Pitt i Riu u be studenti i tyre ne moshen 14 vjece.