E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi i ka uruar me telefon fitoren kryetarit të ri të PD-së Lulzim Basha

Urimi i ka ardhur edhe pse jo publikisht. Sokol Olldashi e ka uruar Lulzim Bashën si kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

E zbuloi Basha në një intervistë për revistën MAPO, ku kreu demokrat thotë se ka patur një bisedë me Olldashin dhe në këtë bisedë ka marrë dhe urimin e rivalit të tij. pas bërë komente të mëtejshme mbi bisedën, Basha thotë se nuk sheh asnjë rrezik çarjeje në PD, megjithë kritikat që figura të njohura në selinë blu i kanë bërë procesit. Kjo vjen, sipas tij sepse pd nuk është parti komuniste, por një force politike ku vlerë është rrahja e mndimeve dhe diversiteti i tyre. Për kontestimin që shoqëroi ditën e zgjedhjeve, Basha thotë se nuk ka garë pa kontestimne dhe zërat e komentet pas procesit janë pjesë e kulturës së hapjes dhe debatit të brendshëm të çdo anëtari. Fitoren me 80% të votave nuk e sheh si përmbysje rapotesh në PD. Ai thotë se brezi i tij në PD janë të gjithë i një shkolle politike, shkollës së Sali Berishës dhe secili ka kontributin personal e professional në të. Analiza e plotë e zgjedhjev do të bëhet, por kjo nuk do të lërë në hijë objektivin kryesor të demokratëve, opozitën e fortë ndaj mazhoarncës Rama-Meta. Në intervistë Basha u ka premtuar qytetarëve të Tiranë se pavrësisht zgjedhjes kryetar i PD-së besimi që i dhanë në 2011 nuk do të shpërdohet prej tij. “Nuk do ta përdor në funksion të luftës dhe përballjes politike shprehet kryebashkiaku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›