Qeveria miraton vendimin për ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar
Deputetët e rinj do të kenë mjaftueshëm punë në shtator. Ndër ligjet që qeveria po miraton çdo javë në tryezën e punës do të gjejnë edhe një ligj që pritet të shkaktojë debate mes mazhoramcës së re dhe opozitës së re. Është ligji i ri për tatimin mbi vlerën e shtuar. Kryeministri Berisha nuk dha shumë detaje mbi të, veç faktit se është një ligj me një shkallë të lartë ekspertize, dhe sipas tij përmirëson ndjeshëm sistemin
“E vetmja gjë është se të gjitha vendimet e marra për përjashtimet e makinerive për prodhim, përjashtimet e të gjitha llojeve të materialeve që përdoren për prodhim nga TVSH-ja duhet të pasqyrohen para se ky të shkojë në parlament. Pastaj shumica e ardhshme mund ta bëjë, por ne duhet ta çojmë në përputhje të plotë me qëndrimet që kemi mbajtur”- theksoi ai.
Filozofia e dyerve të hapura në universite e kontestuar fuqishëm nga opozita e Ramës, vijoi edhe këtë vit nga qeveria në ikje, e cila miratoi kuotat për vitin e ri akademik.
“Natyrisht në vitet që vijnë ka një platforme tjetër të qeverisë, platformë, e cila synon rikthimin tek praktikat e vjetra të pranive universitare, por platformë, të cilën ne do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike ligjore. Ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të kenë të drejtë të ulen në bankat e universiteteve”- u shpreh kryeministri.
Një tjetër vendim i qeverisë ishte ai për shpronësimet në zonat ku do të ndërtohen linja 110 KV dhe 220 KV që lidhin Kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë”. Në mbyllje urimi i parë për festën e Bajramit.
“Ta nis urimin për festën e Bajramit me ju gazetarët, t’ju uroj gëzuar këtë natë dhe ditën e Bajramit, ditën ku nderojmë të gjithë sakrificën për më të mirën për Zotin, për atë që besojmë”- përfundoi Berisha