E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi inspekton punimet ne autostraden Tirane-Elbasan

Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan kanë progresuar. Çdo ditë në këtë rrugë hidhen 650 m3 beton, bëhen 36 mijë m3 gërmime dhe 38 mijë m3 mbushje . Ky është ritmi ditor i punës në kantierin, i cili mbahet i hapur 20 orë në trase dhe 24 orë në tunel. Me këtë ritëm, autostrada Tiranë – Elbasan pritet të përmbushë qëllimin përfundimtar, që është hapja e rrugës për trafikun në fundin e pranverës së vitit 2013.
Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi inspektoi punimet në këtë autostradë, ku punon bashkimi i kompanive Copri dhe Actor.

Deri tani traseja e rrugës është prekur në rreth 90 përqind të gjatësisë së saj, ndërkohë që janë në ndërtim e sipër shumica e veprave inxhinierike kryesore.
Më segmentin e parë punohet në urën e Erzenit, ndërsa në segmentin 2 punohet në 4 nga pese ura qe ka ky segment. Përsa u përket veprave të vogla të artit, janë kryer deri tani 16 përqind e tombinove të vogla, 40 përqind e tombinove të mëdha dhe 32 përqind e nënkalimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›