E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi kundër mënyrës së zgjedhjes së Palokës. Por a do e denoncojë këtë në një konferencë për shtyp?

olldashiSokol Olldashi, rivali i Lulzim Bashës në garën për kryetar të Partisë Demokratike, ka kundërshtuar procedurat se si Edi Paloka është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Olldashi është shprehur se emrat e drejtuesve të grupit nuk duhet të mësohen nga shtypi.

Ai tha se është shkelur statuti i partisë pasi nuk ka pasur transparencë për zgjedhjen e kryetarit të grupit.

Mësohet se ai i ka shprehur kundërshtitë e tij gjatë mbledhjes së grupit, duke paralajmëruar edhe një dalje publike për këtë çështje.

Megjithatë ende nuk dihet nëse do ketë një konferencë për shtyp nga ana e Olldashit.

Ky i fundit ngriti zërin për mënyrën se si u bënë zgjedhjet për kreun e PD-së, por shumë shpejt u tërhoq nga kritikat.

Në një postim në FB, Olldashi deklaroi se ai do angazhohet fuqishëm në misionin opozitar në PD.

Dua të garantoj të gjithë demokratët se akoma me më shumë vullnet dhe energji do i kushtohem misionit opozitar të PD-së, ndërtimit të një kauze morale opozitare ku gjejnë veten shumica e qytetarëve shqiptarë, shkruan Olldashi, duke theksuar se edhe kur ishte në qeveri ka dhënë maksimumin./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›