E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi shpall kandidaturën për kreun e ri të PD-së: Krenar për ringritje

olldashiTiranë- Sokol Olldashi ka shpallur sot zyrtarisht pjesëmarrjen e tij në garen për postin e kreut të ri të Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Sali Berishës pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Në një konferencë të shkurtër për mediat Olldashi tha se dëshiron që të përfaqësojë denjësisht vlerat e militantëve demokratë në këtë garë.

“Pas shumë e shumë takime me përfaqësues të strukturave bazike të partisë dhe pas takimit që zhvillova dje me kryetarin Sali Berisha i jam drejtuar kryesisë së partisë me kërkesën për regjistrimin e kandidaturës për garën e shpallur për kryetarin e Partisë Demokratike. Hyj në garë duke përfaqësuar militantët e PD, me krenari se jam pjesë e opozitës së kësaj partie në vitet para 2005 dhe pjesë e arritjeve të kësaj qeverie. Hyj me shpresën që nga opozitë sot të jetë shumicë nesër. Besoj se proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe shumica e shqiptarëve besojnë në moralin për të çuar vendin përpara,-tha Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›