E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohet për vrasje Artur Kuliçaj, vrau balerinën në pub

Prokuroria mbyll hetimet, gjykata do ta gjykojë në mungesë

sonila tafaTë gjitha provat e hetimet prej disa muajsh të kryera për vrasjen e bujshme të 7 prillit të këtij viti ku mbeti e vrarë balerina 23 vjeçare Sonila Tafa çojnë në faktin se vrasja është kryer nga Artur Kuliçaj i cilësuar nga Prokuroria e Tiranës si personi i vetëm që i mori jetën  vajzës që prej disa vitesh njihej si koreografe dhe kërcente me pagesë në Pub-et e kryeqytetit. Kësisoj hetimet kanë përfunduar dhe dosja ndaj Artur Kuliçit, është dorëzuar tashmë në gjykatë ku organi i akuzës do ta gjykojë djaloshin të njohur si një ndër personat e përfolur që është i afërm me zv drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në sektorin e krimit të organizuar Agron Kuliçaj. Të afërmit e balerinës Sonila Tafa kanë hedhur akuza të vazhdueshme se vrasja është kryer me dashje të afërmit e të cilin e akuzon për vrasjen me dashje.
Akuzat
Në dosjen e mbyllur të prokurorisë, Kuliçaj ka rrezikuar edhe jetën e shumë personave të tjerë çka e rëndon edhe më tepër pozitën e tij. Akuza shprehet se para se të ekzekutonte balerinën, Kuliçi ka patur një zënkë me personat me të cilët ishte shoqëruar balerina, që kanë shoqet e saj dhe i dashuri. Në momentin që kanë qenë duke u argëtuar mendohet se Artur Kuliçaj bashkë me shokët e tij kanë ngacmuar grupin e vajzave me të cilat ishte shoqëruar balerina dhe gjatë kësaj kohe mes palëve djemve që kanë qenë me Sonila Tafën dhe Artur Kuliçajt ka plasur një konflikt verbal që më pas ka përfunduar në konfrontim fizik. Kjo gjë ka detyruar truprojat ti nxirrnin jashtë grupin e Artur Kuliçajt. Nga hetimi ka rezultuar se pasi është larguar, Artur Kuliçi është rikthyer para lokalit në orët e para të 7 prillit të këtij viti, duke qëlluar në drejtim të hyrjes kryesore të diskos Dream City. Plumbat e armës kallashnikov i morën jetën Sonila Tafa me profesion balerine e cila që ndodhej rastësisht jashtë diskos.
Dosja
Por edhe pse dosja ndaj Kuliçit është dorëzuar në gjykatë pritet që gjykimi ndaj tij të kryhet në mungesë të të pandehurit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar që në ditën e ngjarjes. Sipas të dhënave pavarësisht faktit që Sonila Tafa punonte si koreografe natën e ngjarjes ajo natën e ngjarjes kishte shkuar me shoqet e saj në disko me disa miq të saj dhe nuk ishte balerinë e klubit. Në disa intervista për media të ndryshme prindërit e saj kanë bërë apel më shumë se njëherë në ndëshkimin e autorit përndryshe do bëjnë vetëgjyqësi. Sipas tyre i vetmi njeri që ka vrarë vajzën e tyre është Artur Kuliçi dhe për këtë vepër që ka kryer ai duhet të ndëshkohet me dënimin maksimal dhe organet kompetente duhet të mos e tolerojnë faktin që ai mund të jetë i afërm i zv drejtorit të Policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›