Olli: Nis numërimi i kutive në 24 KZAZ nga 66 të tilla
Ka nisur procesi i numërimit të kutive të votimit në 24 KZAZ nga 66-të të tilla. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i KQZ-së Alfred Olli. Sipas Ollit procesi po ecën normalisht dhe se me bazën materiale zgjedhore nuk ka pasur asnjë problem.TIRANE- Nis procesi i numërimit të votave në 24 vende numërimi nga 66 Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, ky lajm konfirmohet nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli.
Zëdhënësi i KQZ-së Olli u shpreh se "procedura e marrjes në dorëzim të bazës materiale po ecën normalisht", ndërsa shprehu bindjen se "numri i KZAZ-ve ku do të nisë numërimi i votave do të rritet nga momenti në moment".
Sipas zëdhënësit Olli gjithçka ka ecur normalisht dhe nuk rezulton që të ketë probleme me bazën materiale zgjedhore. “Procedurat kanë ecur normalisht. Rezultatet po vijnë dhe po përpunohen ndërsa pritet konfirmimi nga KZAZ-të respektive dhe ne do ti bëjmë publike", theksoi Olli.