E Diel, 1 Nëntor 2026

Olli Rehn: Hyrja në BE, Shqipërisë i duhet bashkëpunimi qeveri-opozitë

Bruksel, 17 shtator, NOA Që Shqipëria të sigurojë në një kohë sa më të shpejtë një anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, duhet që për këtë ajo të tregojë aftësitë e duhura, kryesiht në sferën politike.

Një mesazh i tillë mbërrin nga komisionari evropian për Zgjerimin, Olli Rehn ndaj politikës shqiptare.

Duke marrë në konsideratë vlerësimet e raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi procesin zgjedhor të 28 qershorit në vendin tonë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian ka vënë në dukje faktin se pas zgjedhjeve, tani sfida tjetër e vendit është realizimi i reformave.

E lidhur me përmbushjen e tyre, Olli Rehn ka deklaruar se qeveria duhet të bashkëpunojë patjetër me opozitën.  

Të sigurohet dialogu politik me çdo kusht për të mundësuar ecurinë e reformave. Dialogu të reflektojë edhe në zgjedhjet e ardhshme, pohoi lidhur me një fakt të tillë komisionari evropian i Zgjerimit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›