E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ols LafeJa pse duhen ruajtur bunkeret uzinat e burgjet

TIRANE- Shekulli i XX-te na ka lene nje trashegimi te pasur. Duke filluar qe nga banesat e viteve 1920 e duke ardhur tek ato me te vonat kohet e fundit kane filluar te shihen me sy tjeter me ate te nje trashegimie qe nuk duhet humbur. Nje vend te rendesishem ne te sic duket zene edhe ndertimet e Shqiperise socialiste sic jane fabrikat uzinat portet bunkeret...Te ndertuara ne nje kohe kur Shqiperia qe e mbyllur nga bota si deshmi se ia dilte vete mbane por edhe per nevoja personale sot ato kane vlera te tjera. Ekspertet i shohin si deshmi historike te nje kohe te perenduar. Se fundmi disa syresh kane hedhur idene se trashegimia e shek. XX duhet mbrojtur. Aktualisht Ministria e Turizmit Kultures dhe Sporteve nuk ka nje projekt per mbrojtjen e tyre por drejtori i Trashegimise Kulturore prane kesaj ministrie Ols Lafe thote se mendimet jane te mirepritura. Sipas tij jane ekspertet e fushes qe duhet te flasin mbi kriteret dhe kategorite e kesaj trashegimie. Ne nje interviste per GSH Lafe prek disa prej shqetesimeve qe ngrihen sa i takon kesaj trashegimie shqetesime qe kane te bejne me kriteret perzgjedhese e jo vetem kaq.
Trashegimia e shek. XX duket se ka filluar te shihet me sy tjeter. Cfare perfshin dhe cvlera ka ajo
Ekziston nje diskutim mes eksperteve te trashegimise e jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet e Europes sa i takon trashegimise moderne. Ne disa vende ne kete trashegimi futet ajo e shekullit te XIX-te dhe te XX-te e ne disa te tjera vetem ajo e shek. XX. Trashegimia e shekullit te XX shtrihet ne disa fusha e jo vetem ne ate te banimit por edhe ne ate te mbrojtjes per shembull ushtria repartet ushtarake bunkeret hekurudhat rruget sheshet publike qofte edhe portet te cilat nuk kane ndryshuar shume fizionomine e tyre mund te klasifikohen si objekte te infrastruktures se shekullit te XX-te etj. Ajo cka i pengon ndoshta por edhe qe e ben me te debatueshme per te gjithe ekspertet ceshtjen e trashegimise moderne ka te beje me faktin se cilat do te ishin kushtet ose kriteret per ta regjistruar kete trashegimi cilat do te ishin kategorite ne te cilat do te duhej te regjistroheshin ne nje vend si Shqiperia dhe me pas ne cfare forme. Per kete sigurisht debati eshte i hapur e ende ska filluar tamam. Madje koleget tane kane hedhur disa teza e me te drejte e marrin si te domosdoshme nxitjen e debatit dhe fillimin e punes nga ana e institucioneve por jo vetem e institucioneve shteterore por edhe te organizatave joqeveritare te cilat kane mundesi te hulumtojne edhe me tej modelet se si trashegimia moderne regjistrohet ne vendet e tjera e per ta ulur kete me tej ne nje nivel ekspertesh te diskutimit per te diskutuar mbi kategorite dhe menyren e regjistrimit.
A jane burgjet e para 90-es pjese e kesaj trashegimie
Burgjet ne Republiken e Shqiperise jane institucione te denimit te ngritura pas Luftes se Dyte Boterore ne disa raste mund te perbenin pika te nje turizmi kulturor. Por cilat burgje Kjo iu mbetet eksperteve per ta thene. Mund te jete burgu i Burrelit dhe ai i Spacit. Per kete te dytin ka pasur nje diskutim madje edhe nje projekt ne bashkepunim me drejtorine e burgjeve. E njejta gje vlen per repartet ushtarake te nje rendesie te caktuar fabrikat e uzinat qe perbejne nje objekt te trashegimise. Te mos harrojme se jashte vendit vijon ende debati per trashegimine moderne dhe nuk eshte nje teme e mbyllur pra nuk jemi as te fundit e as te paret. Ne te njejten kohe ekziston edhe arkeologjia industriale e te mos harrojme se sa e rendesishme eshte kerkimi arkeologjik ne trashegimine e shek. XX.
Cfare na sjell arkeologjia industriale
Nje kazerme e viteve 1930-1935 ka te njejten vlere per tu hulumtuar ashtu sic mund te jete nje kulle apo nje godine e fortifikuar e viteve 1880. Nga pikepamja shkencore do te kishte te njejten vlere per tiu prezantuar publikut. Shume pak shtete e kane futur kete arkeologji ne legjislacionin e tyre. Debati eshte i hapur dhe mirepresim ne cdo kohe eksperte te fushes qe tu japim ide konkrete per ta institucionalizuar ate dhe per te pare se di mund te punojme. Shembuj ka edhe pse nuk jane perfundimtare. ICOMOS keshilli nderkombetar i muzeve dhe zonave historike a te mbrojtura jep rekomandime vazhdimisht se si mund te vijoje diskutimi ne nje shtet pikerisht permes eksperteve te vet per te mundur plotesimin e kritereve per regjistrimin e nje trashegimie moderne. Shqiperia ka shembuj te trashegimise moderne vecanerisht ne fushen e baneses por ka nevoje per diskutim mbi te. Jane banesat e viteve 1930-40 e pse jo edhe ato te pasluftes se II-te Boterore kategori te caktuara te tyre qe iu mbetet eksperteve ti percaktojne qe keto kishin mundesi te regjistroheshin si trashegimi moderne ne vendin tone.
Nese flasim per bunkeret a mund te jene te gjithe apo ndonje qe ka histori te vecante
Nuk e di se sa jane ne numer. Kete informacion mund ta kete patjeter Ministria e Mbrojtjes permes dokumentacionit qe ka pasur ne cdo kohe. A mund te mbrohen bunkeret Ato jane bere me materiale rezistente ndaj kohes sic eshte betoni ndaj eshte e mundur te mbrohen ekspertet mund te percaktojne se a ia vlen te ruhen dhe ku ne cilat zona duke bere edhe ndryshimet e duhura ligjore per te percaktuar kriteret e mbrojtjes se tyre. Objekte te ndertuara nga Ministria e Mbrojtjes para 90-es jane ne inventarin e ministrise aktuale dhe besoj se kane mbrojtjen e vet ligjore ne zona te caktuara e brenda reparteve ushtarake akoma me mire. Ne disa zona te tjera per shkak se bunkeret mund te kene qene pengese per zhvillimin urban edhe mund te jene demtuar. Por nese do te merrej nje vendim nga ekspertet per ruajtjen e tyre ka zona qe mund te merreshin ne mbrojtje. Une mund si qytetar i thjeshte te permend zonen e lugines se Drinos ne Gjirokaster ku ka bunkere qe shohin ne drejtim te jugut e kjo eshte mjaft interesante sepse ka breza te tere fortifikimesh. Ka komplekse industriale sheshe banimi e publike qe mund te futeshin ne kategorine e trashegimise moderne e qe ia vlen te hulumtohen.
Nje pjese e uzinave e fabrikave te ndertuara ne shek. XX ose jane te shkaterruara ose ne to ka lulezuar ndonje biznes...
Duhet te rikujtojme se ne ligjin aktual te trashegimise nuk perfshihen sepse ne momentin qe eshte hartuar ligji ka qene pikerisht fundi i ketij shekulli viti 2003 dhe ndoshta edhe eksperienca nuk ka qene plotesisht e gatshme per te ndihmuar ne plotesimin e ligjit. Ne jemi duke punuar sot per nje draft te ri per trashegimine kulturore. Agjencia e Sherbimit Arkeologjik ne bashkepunim me disa agjenci homologe eshte duke hulumtuar mundesine e arkeologjise industriale tek ne pra kerkimin shkencor ne godinat qe datojne pas viteve 1900. Ne mirepresim ekspertet qe nuk jane pjese e MTKRS-se por qe punojne ne fusha qe lidhen me kete trashegimi qe te japin propozimet eksperiencat apo modelet per ti mbledhur ne nje tavoline qe mund te jepte kriteret e regjistrimit.
Kjo trashegimi e pambrojtur e shek. XX ne cgjendje eshte sa ruhet
Eumlshte trashegimia e 100 viteve dhe ne te mund te kete objekte te viteve 60-70 qe jane ne gjendje shume te mire ashtu si edhe godina te viteve 80 te cilat per fasaden jane shpallur monumente sic eshte Muzeu Historik Kombetar komplekset e bashkive e ministrive te viteve 30 jane po te shpallura monumente per fasaden si edhe Teatri i Operes Rektorati Akademia e Arteve etj. Por ka edhe objekte te viteve 1960-70 qe jane komplekse banimi me lulishte qe mund te ruhen per fasadat e tyre.
Bisedoi Fatmria Nikolli/ Marre nga Gazeta Shqiptare
BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›