E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia e Italia leter BE Liberalizoni vizat brenda vjeshtes

TIRANE- Italia dhe Sllovenia i bejne thirrje Bashkimit Europian te perfundojne brenda vjeshtes procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

Ministri i Jashtem italian Franco Frattini dhe Ministri i jashtem slloven Samuel Zbogar i kane derguar nje leter ministrit belg Steven Vanacker vendi i te cilit mban presidencen e radhes se BE-se. Ata i bejne thirrje Bashkimit Europian qe te perfundoje procesin e liberalizimit te vizave per dy vendet ballkanike deri ne fund te vjeshtes raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.

Inisiativa vjen nje jave pasi Komisioni Europian pranoi se Shqiperia dhe Bosnje kane plotesuar kriteret e nevojshme. Ne vazhdim te letres i behet thirrje BE-se qe zgjerimi te vazhdoje me vendet e Ballkanit Perendimor.

Ata besojne se nje opinion mbi aplikimin e Serbise per anetaresimin ne BE duhet te hartohet ne tetor ndersa per Shqiperine dhe Malin e Zi duhet tu caktohet statusi i kandidatit per anetaresim ne muajt e ardhshem.

Gjithashtu shefat e diplomacise sllovene dhe italiane shkruajme se do tu pelqente te shikonin fillimin e bisedimeve te anetaresimit me Maqedonine ndersa per Kroacine negociatat per anetaresim te perfundojne ne fillim te 2011.

Kjo eshte letra e katert drejtuar presidences se BE-se ne te cilen dy ministra shprehin mbeshtetjen per rajonin dhe nenvizojne rendesine e iniciativave rajonale thote ministria.
Suela Gera/Balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›