Olsen: Objektivi ynë play-offShqipëria “koçkë e fortë”
TIRANE - Pak orë përpara ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i ekipit të Egil Olsen. Tekniku deklaron se do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe se shanset janë të barabarta për fituesin. “Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të dyja skuadrat kanë 50% mundësi për fitoren.
Në Oslo luajtëm më mirë se Shqipëria, por kështu e ka futbolli, këtu do të jetë e vështirë. Objektivi ynë tashmë është që të arrijmë në zonën e play-off. Sa i përket ndeshjes ndaj Shqipërisë jemi të vetëdijshëm se na pret një atmosferë shumë e nxehtë. Për formacionin nuk mund të them asgjë, pasi nuk kam vendosur ende” deklaroi Olsen.
Ndërsa në stërvitjen e vetme që ka zhvilluar ekipi norvegjez në stadiumin kombëtar kanë qenë të pranishëm edhe De Biazi, Alban Bushi dhe zv.Tramexani për të ndjekur nga afër kundërshtarin. Në ekipin e Norvegjisë në formacion janë edhe dy futbollistët me origjinë kosovare Valon Berisha dhe Ardian Gashi
Nga Norvegjia për këtë ndeshje kanë udhëtuar afro 300 tifozë që do të ndjekin nga afër ekipin e tyre në një mision pothuajse të pamundur për të marrë pikët e plota, vetëm barazimi është i hapur. Megjithatë asgjë nuk dihet në futboll saktë dhe këtë e di shumë mirë De Biasi që fitoi jashtë parashikimeve në Norvegji, por edhe Olsen, i cili është shumë pranë shkarkimit nëse do të humbasë sonte.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)