E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta: Ka disa që smë pëlqejnë

19/02/10 03:22

Bledi merr shkas nga sjellja e Edi kundrejt Rezartës dhe shprehet se ai duket sikur po i ikën vërtetë mendja për të dhe kërkon nga Olta një konfirmim të këtij mendimi. Olta thotë vec se di dhe kjo nxit një diskutim mes tyre ku Bledi thotë se ka vënë re se të gjithë kanë rezerva në dhënien e përgjigjeve. Olta ia kthen se nuk mund të flasësh për njerëz që i njeh vec për katër javë pasi nuk mund ti njohësh realisht. Ajo mendon se edhe tek loja me shishe, jo të gjithë japin përgjigje të sinqerta e nuk duhet të presin të tilla. Duke biseduar mbi tipat e njeri-tjetrit, Olta shprehet se i pëlqen më shumë të shoqërohet me djem, pasi edhe vetë ka një tip të tillë. Ajo thotë duke qeshur se duhej të ishte lindur djalë. Për raportin me vajzat, ajo shprehet se nuk i ka shumë të mira, ka dy shoqe, por me vajzat e tjera nuk shkon shumë pasi ato bëhen xheloze për të. Më ndodh shpesh që të jenë xheloze për mua, ndërsa unë për vajzat nuk bëhem kurrë xheloze- thotë ajo dhe shton se kur nuk i ngjit një person, nuk rri metë. Bledi e pyet nëse ka njeri që nuk i pëlqen nështëpi, pa i thënë emrat, dhe ajo përgjiget se po, se ka edhe meshkuj edhe femra në shtëpi që nuk i ngjisin. Edhe Bledi e pohon këtë gjë dhe të dy mendojnë se jo me cdo person mund të shkojnë mirë. Bledi shprehet se edhe koha e shkurtër për ti njohur banorët e tjerë ndikon që ata të mos njihen mirë e për pasojë të mos e pëlqejnë njeri-tjetrin. Më duket absurde që edhe të diskutosh që tani me ndonjë kur nuk e njeh fare- shprehet ai dhe shton se nuk ia vlen të flasë për këto tema. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›