Omonia humbet perfundimisht Himaren PS kontrollon keshillin
Nje votim i fshehte ku eshte e veshtire te kuptohet se si jane konfiguruar aleancat e hoqi perfundimisht dje Himaren nga duart e Omonias. Bashkia e Himares ka tashme kryetarin e ri te bashkise dhe keshillin e ri bashkiak te dale nga zgjedhjet e 8 majit. Fituesi i kesaj gare zgjedhore Jorgo Goro eshte konstitutar mesditen e djeshme se bashku me keshillin bashkiak me 17 anetare nga te cilet shtate i perkasin Aleances per te Ardhmen gjashte PBDNJ-se tre PD-se dhe nje LSI-se.
Aleanca fluideMegjithese grupi me i madh ne keshill eshte ai i PBDNJ-se se Vasillaq Bollanos rivalit kryesor te fituesit Goro nga votimi i fshehte i zhvilluar mesditen e djeshme ne sallen e Bashkise se Himares kryetar eshte zgjedhur Stefan Kokedhima dhe nenkryetare Mrika Gjicali qe te dy te PS-se.
Dy kandidaturat socialiste moren 11 vota nga shtate qe ka koalicioni i tyre zyrtar duke thithur keshtu edhe kater vota jashte koalicionit qe vijne ose nga kampi i PD-se ose nga PBDNJ-ja. Ne te dyja rastet mbeshtetja per kandidatet e PS-se perben levizje kunder rrymes pasi nese PS dhe PD jane vendosur tashme ne rang kombetar ne pozita armiqesore me njera-tjetren ne Himare situata eshte e tille mes PS-se dhe Omonias se kryesuar nga Vasillaq Bollano.
CeremoniaPervec aleancave interesante konstituimi i kryebashkiakut te ri te Himares perben nje moment te rendesishem per kete qyteze turistike. Nje moment solemn ka qene ai i ngritjes me kembe te te zgjedhurve dhe te pranishmeve kur jane degjuar tingujt e himnit kombetar shqiptar pas vendosjes se shiritit te kryebashkiakut Robert Goro ka bere betimin ashtu sic jane betuar edhe keshilltaret perpara tij. Julian Memi emigrant ne Amerike thote se ka ardhur enkas per te asistuar ne kete ceremoni kurorezimi te njerezve qe do te qeverisin kete katervjecar Himaren. Ashtu si ata qe jetojne e punojne ne Himare edhe nga ne emigrantet ndihet qe ka nisur te fryje nje ere e re me fitoren e Jorgo Goros. Kishte vite pa u degjuar himni kombetar shqiptar ne kete salle dhe kjo eshte shume domethenese per lenien prapa te periudhes Bollano u shpreh Memi.
Mesazhet e pajtimitJorgo Goro ka falenderuar te gjithe banoret e bashkise qe e votuan dhe nuk e votuan dhe i ka ftuar ata te punojne per ta cuar qytetin e tyre ne standardin e nje bashkie model ne shkalle vendi per harmonine e bashkejeteses se komuniteteve dhe per zhvillimet turistike.
Nderkohe prefekti i Vlores Eduart Vecani i pranishem ne ceremonine e konstituimit te njesise vendore te Himares tha se pas konstituimit pesha dhe rendesia e perkatesive partiake humbasin vleren qe kishin deri me 8 maj pasi te gjithe te zgjedhurit nga procesi i votimit duhet te bashkojne dhe bashkerendojne energjite e kontributet e tyre per ti sherbyer zhvillimit dhe europianizimit te Himares.