E Shtunë, 31 Tetor 2026

Molnari:Dialogu, çelsi i vetëm për anëtarësimin në BE

Çelsi i vetëm për Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidatit për në BE është plotësimi i 12 rekomandimeve të Komisionit Europian dhe kjo mund të bëhet përmes dialogut politik.

Kështu është shprehur Ambasadori i Hungarisë në Tiranë Sandor Molnari në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi dhe amabsadorin e Spanjës Rafael Tormo Perez në përfundim të presidencës hungareze në Bashkimin Europian.
 

Duke theksuar sërish që Hungaria mbështet marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria, Molnari theksoi se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të nisë dialogu mes qeverisë dhe opozitës për të përshpejtuar edhe hapat për integrimin e vendit.
 

“Ne jemi të mendimit që marrja e statusit kandidat për në BE duhet të jetë synimi i Shqipërisë për të arritur më tej me anëtarësimin e vendit gjatë vitit 2012. Çelsi është zbatimi i detyrave të vendosura nga Komisioni Europian dhe plotësimi i 12 rekomandimeve të tij. Ne patëm kënaqësinë që të shihnim para zgjedhjeve që nisi dialogu për zbatimin e 12 prioriteteve por mund të theksoj se nuk ka asnjë alternativë tjetër realiste përveç nisjes së dialogut mes qeverisë dhe opozitës për hapat që duhet të nisin për anëtarësimin e vendit në BE” theksoi Molnari.
 

Ai gjithashtu theksoi se politikanët duhet të vijojnë më tej për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian pasi sipas tij kjo është edhe dëshira e qytetarëve shqiptarë.
 

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk do të ishte në interes të Shqipërisë por është dëshira më e fortë e pjesës më të madhe të qytetetarëve shqiptarë. Sipas sondazheve më shumë se 90 përqind e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE dhe kjo do të thotë që politikanët duhet ta vazhdojnë më tej këtë punë” theksoi Molnari.

Ndërsa mbasadori i BE-së Ettore Sequi ka kërkuar nga politika shqiptare që ta konsiderojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian si një çështje kombëtare dhe të nisin sa më parë dialogun.
 

"Përsa e njoh unë Shqipërinë dhe shqiptarët procesi i integrimi është i mundshëm. Ju keni mundësi dhe mund të mobilizoni energjitë tuaja ta bëni këtë. Ajo që ju nevojitet është vullneti politik. Për këtë folën edhe ministrat e jashtëm të cilët i bënë thirrje palëve që të rikthejnë dialogun politik dhe ta tejkalojnë ngëçin e tejzgjatur. Ashtu siç kam thënë në parë integrimi është një axhendë kombëtare.Ne duam të shikojmë angazhimin tuaj dhe kjo përktehet me nisjen e dialogut” theksoi Sequi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›