E Shtunë, 31 Tetor 2026

One Stop Shop, gati per investimet e huaja

Ne kuader te permiresimit te sherbimeve ndaj biznesit, qeveria do te krijoje nje One Stop Shop per investitoret e huaj. Lajmin e ka bere te ditur per mediat, zv/ministri i Ekonomise Eno Bozdo. Per krijimin e qendres se re do te shkrihet Albinvesti, nje strukture qe aktualisht eshte ne sherbim te investitoreve te huaj. Shnderrimi i saj ne nje one stop shop do te kujdeset per cdo gje per investitorin e huaj. Sipas organizimit te ri, "Albinvesti" do ta filloje proceduren e tij nga A-ja dhe do ta mbaroje tek ZH-ja. Ne castin kur Albinvesti, sikurse eshte perceptuar, do te drejtohet nga nje bord, i cili do kete si kryetar kryeministrin e vendit dhe ministra te rendesishem per pjesen ekonomike. Keshtu ne pak muaj Albinvest do te shnderrohet ne nje qender one stop shop per investitoret e huaj, duke kanalizuar aty te gjithe projektet e huaja. Reformimi i Albinvest eshte pjese e reformes rregullatore qe ka ndermarre qeveria ne vitet e fundit. Me te synohet te krijohet nje klime miqesore per biznesin. Aktualisht Albinvest sherben per dokumente dhe procedura per eksportin, lajme dhe informacione mbi panaire, misione biznesi, etj si dhe komunikim me burime te tjera informacioni, kombetare dhe nderkombetare. Gjithashtu Albinvest aktualisht ofron sherbimet e kerkuara ne nivel lokal te disponueshme. Sherbimet lokale sherbejne si udhe per sherbimin mbeshtetes te biznesit, dhe gjithashtu, trajtojne nje numer referencash nga agjenci te tjera te angazhuara me biznesin lokal. Gjithashtu Albinvest ofron sherbimin diagnostikues per te identifikuar ceshtjet celes te biznesit per klientet. Ky sherbim identifikon segmentet aktuale te klienteve, situaten e zhvillimit te tyre. Ngritja e nje one stop shop per investimet e huaja, perben nismen e katert ne krijimin e ketij lloj sherbimi unik per biznesin. Rreth 4 vite me pare eshte vene ne funksion Qendra e Licencimit te Biznesit (QKR) e pare ketij lloj. Kete vit ka nisur nga funksionimi Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave (QKL). Pak dite me pare qeveria ka marre nismen per ngritjen e qendres kombetare per lejet, licencat dhe koncesionet ne energjetike dhe eshte ne procedura ngritja e struktures per perqendrimin ne nje sportel te vetem te te gjithe problematikes me investitoret e huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›