PS, sot vendimi për Parlamentin

Kreu socialist, Edi Rama do të drejtojë sot një mbledhje të zgjeruar të grupit të deputetëve për qendirmin e ardhshëm të tyre ndaj Parlamentit.
Takimi do të zhvillohet në restorant "Xibraku", aty ku mblidhet zakonisht Asambleja Kombëtare, ku te pranishëm do jenë edhe 180 grevistët e urisë që iu bashkuan grevës 19 -ditore.
Pritet që në takimin e sotëm te merret vendimi për t'u kthyer rregullisht në jetën parlamentare, duke hyrë në komisionet e përhershme dhe në të gjitha seancat parlamentare.
Angazhimi është marrë nga Rama në darkën e zhvilluar në Strasburg me krerët e PE-së dhe komisionerin për zgjerim Stefan Fule.
Mbledhja e sotme është takimi i parë që kryesocialisti bën zyrtarisht me grupin e deputetëve të PS-së pas kthimit nga Strasburgu.
Seanca e Kuvendit do të zhvillohet sot në orën 18:00.