E Diel, 1 Nëntor 2026

Onkologjiku ilacetu mbaruan brenda nje muaji

TIRANE- Shefja e sherbimit te kimioterapise Dhurata Tarifa ne nje interviste per Shqiptarja.com na shpjegon se ne spital ne te vertete eshte e pamundur qe te vidhen ilace. Kjo pasi pacienti e merr vete receten shkon bashke me kryeinfermieren te farmacia dhe nese ka e shenon pas recetes se e ka marre falas x medikament. Por problemi per shefen e kimioterapise qendron ne faktin se buxheti qe iu eshte lene ne dispozicion eshte shume me i vogel se nevojat qe ata kane dhe me parate e dhena spitali mund te plotesoje vetem nevojat bazike. Ndersa te tjerat pacienti duhet ti gjeje vete.
Presupozohet se nje pacient i siguruar qe vjen ne spital duhet ti marre te gjithe medikamentete falas. Perse nuk ndodh kjo gje
Ne momentin qe pacientet qe shtrohen vijne me librezen e sigurimeve shendetesore te tere medikamentet qe jane ne spital ata i marrin falas. Problem eshte me medikamentet qe nuk jane ne spital pasi pacienti duhet te mjekohet njekohesisht me kater preparate. Dy i merr ne spital dhe ata dy qe nuk jane eshte i detyruar qe ti bleje ne farmaci qe te beje skemen te plote. Ne momentin qe nuk jane ne spital ne nuk kemi cfare bejme.
Duke u nisur nga rastet e arrestimeve te fundit qe kane ndodhur ketu tek Onkologjiku a eshte e mundur qe mjeku te vjedhe ilacet
Keto si citostatike nuk ka mundesi te vidhen ne spital pasi behet nje procedure shume e sigurte. Kur vjen pacienti per te marre x medikament qe ndodhet ne spital pasi behet fjale per te vjedhur ilacin qe eshte ne spital nga mjeku infermieri kryeinfermieri... i hapet nje kartele te cilin e ka pacienti dhe me pas shkon prane pavijonit perkates ku mjeku i hap nje kartele tjeter me kod dhe regjistrohet edhe ne statistike ne te cilen do te shenohet diagnoza e sakte skema e plote qe ndjek me ata qe ka ne spital dhe ata qe blen ne privat duke i shenuar me P personale ata qe blen vete shenohet mjeku qe e ndjek dhe emri i ilacit qe i duhet pacientit. Ne te njejten kohe plotesohen edhe dy receta me emrin e ilacit dhe sasia qe do te terheqe dhe vuloset nga mjeku perkates. Me pas kryeinfermirja se bashku me pacientin shkojne ne farmaci per te terhequr medikamentin ne fjale. Nese ai ndodhet ne farmaci pacienti shkruan me shkrim dore ne anen e pasme te recetes se e ka marre ilacin pa pagese le nr e pasaportes dhe e firmos receten ne farmaci. Njera nga kopjet ngjitet lart ne pavijon ndersa kopja tjeter rri ne farmaci. Pra eshte nje procedure shume strikte dhe qe nuk i le mundesi askujt qe te vjedhin ilacet qe jane futur ne spital.
Ne cdo fillim viti cdo pavijon paraqet nje liste medikamentesh qe i nevojiten per te perballuar kerkesat qe ka a ju jane plotesuar keto kerkesave juve si sherbim
Jo kjo nuk ndodh thuajse asnjehere. Ne na duhet ta zeme 10 mln dollare por na miratohen 5 milione dollare. Nga keto 5 milione dollare e gjithe lista jone shkurtohet pasi ne duhet ti plotesojme nevojat brenda ketij 5 milioneshi.
Cfare lloj medikamentesh shkurtoni ju kryesisht nga lista
Ne perpiqemi qe te kemi nje liste bazike qe do te thote te kemi medikamentet me te thjeshta per personat qe kane nevoje per kimioterapi por tani jane reduktuar te gjitha edhe baziket edhe te shtrenjtat. Ne synojme te reduktojme te shternjtat dhe te kemi baziket per te gjithe qe jane edhe medikamentet me te lira. Por nga ana tjeter eshte mire qe ne skeme te jene edhe te shtrenjta pasi ne fund te fundit keta te lirat pacientet mund edhe ti blejne vete por duhen ndihmuar tek keto qe jane te shtrenjta. Eumlshte nje situate e veshtire.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›