E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti detar Pasha I zhgenjyer

TIRANE-Fshirja nga Kuvendi ne 2008 i ligjit per kufinjte me Greqine ka qene nje manover e qeverise Berisha nje vit para se ne Tirane te firmoste paktin per ndarjen e detit me Greqine. Koloneli ne lirim hartografi prof.dr.Myslym Pasha thote se negociatat e reja po i bejne po ata njerez qe firmosen shitjen e mbi 255 km katrore hapesire detare sipas marreveshjes ne vitin 2009 zone qe tani po kerkohet me ngulm nga Greqia sepse permban rezerva te shumta nafte dhe gazi.
Kolonel si e komentoni ju heqjen e ligjit per kufinjte nga parlamenti ne 2008
Ajoqe ndodhi me problemin e kufijve detare te Shqiperise dhe te Greqise ne fillim u duk si dicka shume spontane por nga ai spontanitet qe e realizoi media shqiptare u zbuluan shume gjera qe nuk i dinim as ne as media por qe i di tjeterkush. Kur ne pame legjislacionin shqiptar per kete problem pame se ishim para nje boshlleku te madh ku nuk kishte ligje per kufirin. Kjo ishte nje gje e rende me shume pasoja per Shqiperine sepse duke mos patur asnje ligj te brendeshem ti nuk kishe frike se kush do te pengonte dhe u be nje ndarje detare e cila dihet si perfundoi.
Ligjet e brendshme i percaktonin qarte kufijte detare te Shqiperise
Ligjet e brendeshme lidhur me detin kane nje vecori sepse percaktojne vetem standarte sa eshte deti territorial sa eshte hapesira ekonomike ekskluzive sa eshte hapesira e afert vijimore etj. Por nga keto te gjitha ka shume rendesi sidomos aspekti i standartit te detit territorial qe eshte 12 milje. Ne detin territorial jane te gjitha ligjet e kufirit tokesor dhe po u preken keto 12 milje eshte njelloj sikur te preket kufiri shteteror duke qene se largesia midis Korfuzit dhe Shqiperise Jug-perendimore eshte shume e afert. Ajo eshte brenda detit territorial dhe duke filluar nga ishulli Othonoi dhe gjirin e Ftelias ne jemi perballe grekut me standartet e detit territorial ku 1 meter po te hysh ke hyre ne hapesiren kufitare. Dhe ky eshte fshire. Ato qe ndodhen per ndarjen e kufijve detare me shkembin Barketa nese ishte perdorur si pike prej te cilit u nda kufiri aktual kishte rendesi per ata qe ishin ne negociata per ta percaktuar. Pse Sepse ne ligjin shqiptar qe eshte shuar thuhet tekstualisht qe kufiri kalon mes per mes kanalit te Korfuzit. Kjo eshte nje fraze nuk ka koordinata por ka fjale. Keto fjale kthehen ne koordinata. Eumlshte nje gje e matshme. Dhe kjo duhet te ishte nje baze pe ata sepse po te studiohet se cfare ndodhi me shkembin Barketa do te kuptoje se sa keq na ka rene ne pjese per detin shteti grek ose me sakte nuk na ka hyre ne pjese por ia kemi dhene ne. Pala jone pervecse ka fshire ligjin ishte e paafte per te interpretuar ligjin per detin ose e ka bere e diktuar. Ishte nje grup negociator naiv me apo pa thonjeza ajo duhet pare.
A mund te quhen naive ata qe bejne fshirje ligjesh para se te ndajne detin
Duket sikur keto jane bere ne menyre spontane dhe te shkohet ne negociata. Ato jane bere ne 2008 dhe po ne kete kohe u fshine edhe ligjet. Nuk me duket se eshte koicidence e rastit. Duhet kerkuar nga shqiptaret perse nuk kemi nje ligj per kufijte dhe kur keto jane ne standartet e shteteve te tjera eshte nje problem jo vetem ekonomik por edhe per dinjitetin kombetar sepse nuk te fal askush as nje meter toke.
Si ju duk deklarata e ministrit te jashtem te Greqise Llambrinidis per riaktivizimin e paktit detar Shqiperi-Greqi te vitit 2009
Jane disa negociata shume te veshtira qe behen ne nje moment te veshtire qe po kalon Greqia. Ajo ne fakt nxiton qe te ndaje detet por e ka te veshtire si me Shqiperine si me Turqine sepse eshte i njejti problem sepse kerkon te ndaje detin per rezervat e medha te naftes qe ndodhen ne Egje dhe ne Jon. Dhe ne Jon strukturat gjeologjike jane karbonatike pra ka rezerva te medha te naftes dhe gazit. Greqia kerkon ti ndaje detet por te jeni te sigurte ajo nuk do te beje asnje leshim ndaj marreveshjes te cilen ajo e ka te firmosur ne tavolinen e saj. Greqia ka nje marreveshje te firmosur nga ministrat e jashtem ne prani te kryeministrave dhe ajo ka pritur qe te behet ratifikimi ne Athine. Mirepo doli qe Gjykata Kushtetuese qe eshte segment i shteti shqiptar e hodhi poshte. Kjo eshte pezull per mua sepse mendoj se nuk ka diktuar Greqia. Ajo ka qene e interesuar qe te perfitonte sa me shume por shteti shqiptar i cili ka qene kokeulur perpara Greqise qe ka bere leshime te tilla te medha dhe ajo nuk te ka faj sepse ka marre firmen tende pa te detyruar. Ajo smund te ule huden per te treguar se e kemi bere kete vije gabim ndaj na tregoni juve se ku ta bejme vijen qe te levizim ne. Greqia nuk leviz nga vija e saj. Pala shqiptare pra qeveria dhe kryeministri pavaresisht se me fjale ka thene se ne jemi dakort me vendimin e Gjykates Kushtetuese por nen te fshehur rri po ai mendim se ata nuk kane bere asnje gabim ne ndarjen e detit. Ata nuk kane bere nje komision te ri negociator por nje miks edhe me ata qe kane qene gjate negociatave te shkuara. Une them se negociatat do te jene jashtezakonisht te veshtira ose do te luhet politika terhiqe e mos keput. Sepse eshte futur ne hulli shume te veshtira. Por Greqia e ka te domosdoshme sepse e ka ne plan te beje kerkime ne zonen qe diskutohet. Ajo zone eshte e shelfit shtratdetit kontinental qe eshte matane standarteve te detit shteteror ku shfrytezohen pasurite e xeheroreve qe na takojne ne. Ai ligj qe eshte shfrytezuar per te ndare keto hapesira e perjashton dhe ne konventa nderkomberare nuk perdoret barazlargesia perdoret vetem vetem nje zgjidhje e barabarte. Rrethanat tona jane krejtesisht te ndryshme ku ne jemi humbesit qe duhet te kishim fituar. Kjo pjese i intereson Greqise qe ta ndaje sa me shpejt.
Si ju duket qendrimi aktual i opozites ndaj kesaj ceshtjeje
Mendoj se opozita shqiptare ne momentin e pare e kapi problemin dhe beri ceshte e mundur qe te bente nje oponence ne Gjykaten Kushtetuese me dy juriste te saj qe dhane nje kontribut te shquar. Por kryetari i opozites nuk eshte ndjere kohet e fundit pervec disa frazave te thena. Sepse ne nuk e dime se cfare mund te ndodhe ne te ardhmen kur perballe Greqise qe ka nje lloj peshe ne KE mund te ndodhe qe ky kryetar opozite edhe te ndikohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›