E Shtunë, 31 Tetor 2026

Onufri 2008, nesër shpallet fituesin

/>Juria e ekspozitës së përvitshme Onufri, që vjen në edicionin e saj të 14 nën kurimin e profesorit Italian të fenomenologjisë Riccardo Caldura, shpall nesër në Galerinë Kombëtare të Arteve, fituesin, ose fituesit, e saj. Ky edicion i Onufrit vjen si një paraqitje e skenës më emergjente të artit shqiptar dhe kuratori është fokusuar në një numër të vogël artistësh por të prezantuar në mënyrë të zgjeruar në ekspozitë. Artistët pjesëmarrës, konkurues për çmim janë : Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Alban Hajdinaj, Heldi Pema, Orion Shima, Pleurat Xhafa, Driant Zeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpëtim Kërçova dhe Fani Zguro. Artisti i huaj, Bert Theis nga Luksenburgu, nuk merr pjese në ekspozite si konkurrues për çmim. Juria e çmimit Onufri do të jetë e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të arteve pamore. Ata janë: Nissim Tal Drejtor i Përgjithshëm i Muzeve të Artit në Haifa, Izrael, znj. Raya Zommer Drejtoreshë/Kuratore e Muzeut Janco-Dada, Ein-Hod, Izrael, z. Parid Teferiçi artist, Znjsh. Elizabeth Neilson Kuratore dhe Drejtoreshë e Zabludowicz Collection, Angli, z. Daniele Capra Kritik Artiper Revistën online EXIBART, Itali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›