E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I dënuar me shtatë vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 54-vjeçari në Korçë

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Policia e Korçës ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 7 vite burgim për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasin Aleks Kreshpanji, 54 vjeç”, njofton policia.

Policia bën me dije se “Gjykata e Apelit me vendim të datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›