Opera Skenderbeu pas 40 vitesh në skenën shqiptare

Pas 44 vitesh pushton skenën e TOB një nga operat më të mëdha shqiptare "Skënderbeu". Nën kujdesin e Kryeministrit të vendit Sali Berisha opera ka sjellë periudhën ku trajtohen ngjarjet në vitin 1443-1444 duke i qëndruar besnike kohës.
Opera është sjellë e ndarë me dy akte ,me libret të Llazar Siliqit dhe muzikë të Prenk Jakovës, ndërsa roli i Skënderbeut i është besuar tenorit të famshëm amerikan Roy Stevens me regjizor italianin Carlo Saletti dhe mjeshtër koncentrues Zhani Ciko. Në këtë megaproduksion, më e madhja realizuar në vitet e fundit, kanë marrë pjesë 200 artistë të cilët i kanë dhënë jehonë skenës së TOB.
Përveç solistëve, disa koreve e trupës së baletit, në realizimin e operas kanë marrë pjesë edhe orkestra frymore, trupa nga Forcat e Armatosura, artistë të Ansamblit Popullor .
Opera me fuqi skenike te jashtezakonshme ka tërhequr vemëndjen e publikut të gjerë dhe një sërë personaliteteve, të cilët nuk e kanë humbur rikthimin e fuqishëm të kësaj vepre.
Opera "Skënderbeu" do jetë pjesë e skenës së TOB edhe në datat 19,21, dhe 22 qershor në orën 19.00