E Diel, 1 Nëntor 2026

Harmonia fetare në Shqipëri në këndvështrimin e Fethullah Gylen

Pikepamjet e një prej autorëve më të mëdhenj turk, Fethullah Gylen, kanë ardhur me botimin "Këndvështrim mbi diversitetin fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga prespektiva globale". Përvoja e Gylenit si model dhe harmonia ndëfetare në Shqipëri janë përmbledhur në 32 kumtesa, në dy gjuhë shqip dhe anglisht.
 

Përfaqësues të shumtë e vlerësuan këtë libër si një vlerë unike të popullit tonë dhe rolin e madh që luajnë idetë e Gylenit në ngritjen e urave të dialogut dhe konsolidimin e mirëkuptimit fetar.
 

Botimi përmbledh kumtesat e mbajtura në simpoziumin në mars 2011, të cilat përfaqësojnë në vetvete studime serioze për bazat filozofike dhe etike të lëvizjes Gylen, trajtesa të cilat lidhen me dialogun ndërfetar në Shqipëri dhe Ballkan ku në një pjesë të mirë të tyre i është kushtuar rastit të veçantë të Shqipërisë në lidhje me harmoninë ndërfetare.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›