Opera Skenderbeu pas gjysme shekulli ne skene

Opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës rikthehet pas gjysmë shekulli në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Për të ndjekur këtë mega produksioni, cili vjen në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë si dhe shume personalitete në vend.
Ky produksion solli përballë spektatorit një figurë njerëzore të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, po aq sa ruajti edhe dimensionin e tij mitik. Menjëherë pas premierës regjisori italian, Carlo Saletti tha se ndihet i kënaqur per pritjen nga ana e publikut.
Ndërkohë që protagonistët kryesorë ndajnë emocione të veçanta për realizimin e perzonazheve. Skënderbeu u jetësua nga tenor i famshëm amerikan, Roy Stevens.
“Skënderbeu” është operë me dy akte dhe gjashtë tablo. Ngjarjet zënë fill vjeshtën e vitit 1443, me një kryengritje fshatarësh të revoltuar nga pushtuesit osmanë.
Në aktin e dytë, ku ngjarjet ndodhin në pranverë-verë të vitit 1444, ka vend për pak lirizëm femëror, që vjen përmes takimit të Mamicës dhe Donikës ne kete mega produksion moren pjes 20 soliste . nderkohe qe edhe veshjet dhe skenografia kishin ndërthurje të elementeve të veshjeve të epokës së 1400-s me elemente tradicionale të më vona.