E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier Kryeministri ne inagurimin e linjes se tensionit te larte 220 kv

Kryeministri, Sali Berisha inaguroi sot në Fier nënstacionin e ri elektrik i linjës 220, 110 dhe 35 kv . Ky nënstacion është një investim në kuadër të rehabilitimit të tre nënstacioneve të dikurshme të transmetimit të energjisë elektrike ai i Tiranës, i Elbasanit dhe Fierit. I pranishëm në inagurimin e kësaj vepre ishte Kryeministri, Sali Berisha drejtues të larte të OST-së përfaqësues të firmës kroate “Konçar”, e cila realizoi veprën, deputetë përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë të Fierit.  Kryeministri e cilësoi këtë investim si tepër të rëndësishëm për ndarjen nga teknologjia e vjetër e transmetimit . Sipas Kryeministrit Berisha me mbylljen e këtij investimi që kap vlerën e 17.9 milionë eurove përmirësohet cilësia e transmetimit të energjisë elektrike në masën 80 % për Tiranën dhe 100 % për Elbasanin dhe jugun e vendit.
Kreu i qeverisë garantoi se shqiptarët shumë shpejt do ta paguajnë energjinë elektrike më pak se të gjithë vendet e rajonit. Në fjalën e tij Kryeministri theksoi se investimet në fushën e energjitikës janë prioriteti numër një pas infrastrukturës rrugore. Sipas tij, ky prioritet është  angazhim i qeverisë shqiptare i orientuar në dy drejtime , në atë të prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike. Që prej vitit 2005 deri në 2011 qeveria shqiptare ka invëstuar në këtë fushë gjysëm miliardë euro me 46 hidrocentrale të reja dhe 100 të tjerë që janë gati në përfundim. Vëmendje të veçante sipas Kryeministrit të vendit do të ketë edhe përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë , për një kosto më të ulët për qytetarët dhe mjedis më të pastër. Kryeministri ka folur edhe për kritikat e PS në menaxhimin e sektorit energjitik. Logjika e tyre për energjinë, tha Kryeministri, është e bazuar në matematikë banale dhe kritikat në adresë të qeverisë shqiptare vijnë si pasoje e smirës, zilisë dhe verbërisë politike të lidershipit socialist.  "Energjia e rinovueshme e pastër dhe e shëndetshme. Kjo platformë nuk gjen mbështetje nga opozita. Sekretari i Edi Ramës dhe vetë ai janë shprehur kundër projekteve të mëdha. Por ne do të vijojmë me zhvillimin e vendit. Ne, ujin erën, diellin do t`i shndërrojmë në vlera për Shqipërinë një superfuqi energjitike”, vuri në dukje Berisha. Kryeministri e mbylli fjalën e tij duke garantuar shqiptarët se në fushën e energjisë dhe të vazhdojnë investime të fuqishme ndërsa synimi do të jetë që qytetarët shqiptarë të paguajnë më pak për energjinë elektrike. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›