E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera Tosca e Pucinit TKOB

Opera me tre akte e Puçinit “Toska” pas 6 vitesh rivihet në skenë. Regjisori Nikolin Gurakuqi e risjell me një koncept te ri.  Roli i Toskës do te interpretohet nga dy sopranot Eva Golemi dhe Marjans Leka. Ndërkohë që nga Italia ka ardhur edhe tenori i famshëm Leonardo  Gramena.
Toska opera  më dramatike e Pucinit rivjen në teatrin e Operas dhe Baletit pas 6 vitesh me një koncept te ri nga Nikolin Gurakuqi. Regjisori thotë se këtë vepër ia dedikon të birit i cili u nda nga jeta një vit më parë.
Në këtë opera  ndërthuren dimensione lirike dhe tragjike që ndërthuret përmes historisë së pafat të dy të dashuruarve.  Premiera vjen për publikun mbrëmjen e së shtunës dhe do të vazhdoj deri me 20 shkurt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›