Operacion blic në Durrës, kapen 5100 rrënjë kanabis
.jpg)
Durrës, 14 korrik NOA-Rreth 5100 rrënjë bimë narkotike me lartësi 2 metra, Canabis Sativa u asgjësuan mbrëmjen e sotme në zonën e Niklës. Forcat e policisë së qarkut të Durrësit e Krujës në bashkëpunim dhe me forcat e ndërhyrjes së shpejtë nisën të martën operacionin e koduar Topografi, kundër kultivimit të bimëve narkotike në këto zona.
Sipas komunikatës së drejtorisë së policisë së Durrësit, fillimisht aksioni u përqëndrua në Nikël, e më pas do të shtrihet në të gjithë territorin e qarkut Durrës e Krujë.
Në bazë të të dhënave që dispononte shërbimi i Komisaritit të Policisë Krujë, u hartua dhe Plan Operacioni Topografi.
Bima e sekuestruar u gjet e kultivuar në një tokë pyll, pa pronar e ndarë në 13 parcela.
Policia shoqëroi në komisariat 3 shtetas të dyshuar si poseduesit e lëndës narkotike por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
m.i/NOA