Operacion i gjerë antidrogë në qarkun e Elbasanit, 40 të shoqëruar. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në qarkun e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne (8 shtator) nga Policia e Shtetit dhe SPAK.
Bëhet me dije se 40 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje, ndërsa operacioni është zhvilluar në 5 qytete të qarkut, konkretisht në Elbasan, Përrenjas, Gramsh, Cërrik dhe Belsh. Gjatë kontrolleve të kryera, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 3 armë kallashnikovë dhe një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Operacioni përfshiu dhjetëra efektivë dhe u zhvillua në kuadër të një fushate për goditjen e grupeve kriminale dhe shpërndarësve të drogës, veçanërisht pranë shkollave.
Për momentin nuk bëhen me dije më shumë detaje rreth këtij operacioni.
/rtsh.al/