E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Operacion i policisë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për policë e biznesmenë

Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar që prej orëve të para të mëngjesit në Sarandë dhe Ksamil, në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Sarandës për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare.

Sipas informacioneve paraprake, organi i akuzës ka lëshuar dhjetëra urdhër-arreste për punonjës policie të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë vendorë, si dhe biznesmenë e ndërtues që dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Operacioni po realizohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë. Kontrollet janë shtrirë në disa banesa dhe ambiente biznesi.

Burime paraprake bëjnë me dije se deri tani janë ekzekutuar dy masa arresti. Në pranga kanë rënë një efektiv i Policisë së Sarandës dhe një biznesmen, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet dhe kërkimet për lokalizimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›