E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbulohen 21 kandidatët në garë për drejtimin e katër qarqeve të Policisë së Shtetit


Janë bërë publike këtë të hënë emrat e 21 kandidatëve që kanë hyrë në garë për postet drejtuese në katër qarqe të Policisë së Shtetit.

Kandidatët kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës për të konkurruar për drejtimin e qarqeve Durrës, Fier, Kukës dhe Lezhë.

Procesi do të vijojë me verifikimin e dokumenteve dhe fazat e tjera të konkurrimit, pas të cilave do të përzgjidhen drejtuesit e rinj të policisë për këto qarqe.

Në listën e kandidatëve përfshihen:

  • Adriatik Tafçiu
  • Arjanit Arapi
  • Artion Duka
  • Ermal Muçaj
  • Ervin Hodaj
  • Erzen Cera
  • Gjovalin Loka
  • Ndue Doçi
  • Xhevahir Karaj
  • Alfred Nomani
  • Alfred Elezi
  • Alket Shatro
  • Arben Nasufi
  • Ardrit Elmazi
  • Dashamir Spaho
  • Edvin Ndreu
  • Erion Ahmeti
  • Hergis Jica
  • Lorenc Shehu
  • Lorenc Meta
  • Ylli Doda

Pritet që pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, Policia e Shtetit të shpallë emrat fitues që do të marrin drejtimin e katër qarqeve.

a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›