E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion në burgun e Fushë-Krujës, sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës

Një operacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në ambientet e burgut të Fushë-Krujës, ku është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular që dyshohet se i përket të dënuarit Ramazan Rraja.

Sipas burimeve, pajisja i është dorëzuar SPAK-ut për ekspertizë. Celulari pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit në laboratorin e ekspertizës dixhitale, me qëllim nxjerrjen e të dhënave dhe verifikimin e komunikimeve që mund të jenë ruajtur në të.

Ndërkohë, kontrollet në institucionin e vuajtjes së dënimit vijojnë, pasi autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe aparate të tjera celulare të fshehura në ambientet e burgut.

Ekspertiza e pajisjes pritet të ndihmojë në përcaktimin e përdoruesit të saj dhe nëse komunikimet e ruajtura kanë lidhje me veprimtari të paligjshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›