Shqipëria vendi i nderit në Panairin e Turizmit në Berlin/ Rama: Shumë shpejt do të hapim një aeroport në jug

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin pasi po mbahet panairi i turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025.
Në konferencën para gazetarëve, Rama u pyet edhe lidhur me shërbimet e aviacionit.
Rama: Do të çelim një aeroport të ri dhe do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut, dhe besoj se aeroporti i kryeqytetit ka rritjen më të shpejtë, por tashmë është i mbipopulluar. Aeroporti i ri, që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt jugut të vendit tonë, ku ka shumë për të parë. Kemi një tjetër aeroport në veri. Kemi mjaft kompani ajrore që kanë ardhur dhe shumë të tjerë që do të vijnë. Kur të doni të vini në Shqipëri ka shumë mënyra, kemi një aeroport mjaft të lirë dhe shumë i lehtë për t’u përdorur. Është i vetmi aeroport në rajon që është i çelur 24/7. Gjatë verës nuk ka asnjë moment ndalese.
/vizionplus.tv