E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacione kundër terroristëve në Turqi

Stamboll - Disa qytete të Turqisë janë përfshirë sot nga përleshje midis policisë dhe terroristëve. Policia turke ka nisur aksione ndaj disa organizatave terroriste, të cilat synojnë destabilizimin e vendit dhe largimin e qeverisë së suksesshme të Rexhep Taip Erdogan.

Prej gjashtë orësh, përleshje të forta dhe rezistencë po hasen midis policisë dhe disa organizatave të tilla, si: Vasat, El Kaide, Hisbullah dhe PKK-ja e kurdëve. Përleshjet midis policisë dhe terroristëve kanë nisur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në Stamboll.

Për pasojë, një person ka mbetur i vdekur në radhët e terroristëve. Gjithashtu, ka mbetur i vdekur aksidentalisht edhe një djalë i ri, i qëlluar pa dashje nga policia. I riu gjeti vdekjen në spital, pas plagëve të marra.

Operacionet e policisë, janë shtrirë në nëntë qytete të vendit, dhe synojnë shkatërrimin e organizatave kriminale. Deri tani, 37 persona janë vënë në prangat e policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›