PD, fushata nis më 23 maj
Tiranë - Partia Demokratike do ta nisë fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare më datë 23 maj. Çelja e saj do të bëhet në kuvendin kombëtar, në të cilin do të shpallet program për mandatin e dytë qeverisës.
Ndryshe nga herët e kaluara, kur kuvendi zgjidhte kryetarin dhe këshillin kombëtar, këtë herë do të diskutohet vetëm për programin me të cilin do të garohet në zgjedhjet e qershorit.
Kuvendi kombëtar i demokratëve do të mbahet 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve, dhe menjëherë pas shpalljes së listës së kandidatëve për 12 qarqet. Programi aktualisht është në fazën finale të tij, dhe po plotësohet me turin që po zhvillojnë drejtuesit e partisë në zona të ndryshme të vendit.