Operacione në Gjirokastër e Kakavijë, kapen 101 klandestinë
GJIROKASTËR- Kanë vijuar edhe sot operacionet e policisë kufitare të Kakavijës për kapjen e klandestinëve, të cilët e përdorin Shqipërinë si vend transit për të kaluar në shtet e Europës.
Mësohet se në 4 operacione të ndryshme janë kapyr 69 klandestinë nga policia e Kakavijës. Klandestinët e ndaluar janë nga Maroku dhe Siria.
Operacioni i parë është zhvilluar përballë fshatit Zervat, ku u kapën 18 klandestinë, operacioni i dytë u zhvillua në fshatin Dritë, u kapën 22 klandestinë, operacioni i tretë u zhvillua poshtë Kakavijës dhe u kapën 14 klandestinë, ndërsa operacioni i katërt u zhvillua në Jorgucat dhe u kapën 15 klandestinë.
Sipas policisë, evidentimi i klandestinëve është bërë përmes pajisjeve logjistike të dhuruara nga ambasada e SHBA.
Ndërkohë që në një operacion tjetër në Gjirokastër janë kapur 32 klandestinë, të cilët vinin nga Pakistani dhe Afganistani. Operacioni drejtohej nga shefi i seksionit antitrafik, Vojo Peci.
Sipas policisë, klandestinët lëviznin në këmbë në shtratin e lumit Drino.
(m.a/BalkanWeb)