Operacionet antidrogë, ambasadori Arvizu përgëzon Policinë Gjirokastër
Gjirokastër- Kreu i prezencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksandër Arvizu është shprehur i kënaqur me punën e forcave të policisë për sekuestrimin e lëndëve narkotike gjatë 24 orëve të fundit në jug të vendit.
Zoti Arvizu ka zgjedhur qytetin e Gjirokastrës, ku dhe ka vizituar Drejtorinë e Policisë së këtij qarku, për të përshëndetur dhe inkurajuar strukturat blu për operacionet antidrogë të zhvilluara ditën e djeshme.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori Arvizu kujtoi krerëve të këtij dikasteri mbështetjen e SHBA-ve në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Vetëm ditën e djeshme policia e qytetit të Gjirokastrës ka sekuestruar 3.7 ton kanabis sativa dhe ka vënë nën pranga 7 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
/IDEA/