Operacioni "Bileta e anulluar", 4 në pranga

Në sajë të operacionit të koduar "Bileta e anulluar", pas një hetimi te realizuar nga specialistët e seksionit “Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë”, në Policinë e Tiranë, është bërë e mundur ndalimi i 4 shtetasve, grup kriminal me tendencën e vjedhjeve me dhunë me armë. Në prangat e policisë kanë rënë Fatjon Dajci, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". Eduart Bibollari, 18 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më pare për veprën penale të "Vjedhjes".
Shtetasja me iniciale Sh.E, 16 vjec lindur dhe banuese në Tiranë, Neglin Kruda, 18 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës "Minimblov" me të cilën dyshohet se janë kryer vjedhjet me dhunë dhe me armë.
Shtetasi me iniciale J.Q , 17 vjec, banues në Tiranë, i dënuar me pare për vjedhje. Ky shtetas aktualisht ndodhet i arrestuar për vepren penale të vjedhjes .
Në sajë të hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të “Vjedhjes me armë” e realizuar në bashkëpunim.
Ndërkohë, nga kontrollet e banesave të këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si: Armë zjarri pistoletë e markes "MINIBLOV, ora dore të markes "ROLEKS" si dhe disa bizhuteri floriri. Kamer dixhitale e markës "Parasonik", ora të ndryshme dore, si dhe disa aparate celularë.
Aktualisht, po vijon puna për zbulimin dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera kriminale, të cilat dyshohen se jane kryer nga ky gryp kriminal.
Janë kryer të gjitha veprimet e para proçeduriale dhe hetimore, ndërkohë që materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale të "Vjedhjes me armë" dhe "Vjedhjes me dhunë" të kryer në bashkëpunim dhe të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municioneve”.