E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fushë Krujë- Milot, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë -Milot.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mamurras, ku një makinë është përplasur me një kamion. Si pasojë e aksidentit janë plagosur Edmond Çuko dhe bashkëshortja e tij.

Pas përplasjes me kamionin, makina tip Benz ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›