E Hënë, 2 Nëntor 2026

Operacioni ‘Blic 34’/ Disa të arrestuar ishin taksistë, shpërndahej lëndë narkotike edhe me skuter elektrik

Detaje të reja kanë dalë nga  Operacioni ‘Blic 34’.

Një pjesë e të arrestuarve të grupit të drogës të goditur një ditë më parë nga Antidroga e Tiranës janë taksistë, të cilët shpërndanin  lëndën narkotike, mëson gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.

Droga, po ashtu shërndahej edhe me skuter elektrik nga të rinjtë.

Burime bëjnë me dije se një dozë kokainë 0.8 gr e shisnin 7 ose 8 mijë lekë të reja, ndërsa doza më të vogla, 0.4 gr e shisnin 3500 dhe 4 mijë lekë.

Një dozë heroinë 0.3 gr shitej në vlerë 1 mijë lekë dhe një qese hashash 500 dhe 1 mijë lekë. Droga ekstazi kushtonte 1500 dhe 25 mijë lekë për kokërr.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›