E Hënë, 2 Nëntor 2026

270 persona në qeli vitin e kaluar, SPAK: 9.7 % e të proceduarëve janë në masë ‘arrest me burg’

SPAK publikoi shifrat për numrin e të paraburgosurve, të cilët janë izoluar në qeli me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Duke vendosur në peshore numrin total të personave që presin të gjykohen nën këtë masë shtrënguese, SPAK thotë se vetëm për 9.7 % e të paraburgosurve ka kërkuar “arrest në burg”.

Kështu, të vënë pas hekurave me urdhër të Prokurorisë Antikorrupsion, janë 270 persona nga 2791 që është numri total i atyre që janë ndjekur penalisht.

Por, është fakt, që në Shqipëri numri i paraburgosurve është më i madh sesa i të  dënuarve, duke rritur kostot e shqiptarëve për qëndrimin e tyre në qeli.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›