E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Kufiri ndares sekuestrohen 180 kg kanabis sativa

Tirane 8 janar NOA - Sekuestrohet ne Tirane nje sasia prej 180 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa ne kuader te operacionit policor te koduar Kufirindares.

Ngjarja konfirmohet prej forcave te Policise se Tiranes per agjencine e Lajmeve NOA sipas te cilave pergjate oreve te vona te mbremshme u arrestua nje person nderkohe qe ky operacion vazhdon mbi kapjen e tjere shtetasve te implikuar ne kete rrjet e cila ishte e destinuar per trafik dhe shperndarje ne vendet fqinje.

Me konkretisht u arrestua ne flagrance 39-vjecari Astrit Kuci lindur ne Tirane dhe banues ne Marikaj te Tiranes i denuar me pare ne Gjermani per vepren penale te Prodhimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike.

Gjate kontrollit personal te ushtruar ndaj tij u gjend dhe u sekuestrua 0.7 grame lende narkotike e dyshuar e llojit Heroine ndersa pas kontrollit te ushtruar ne banese iu gjend dhe iu sekuestrua sasia prej 180 kg lende narkotike e dyshuar kanabis sativa e cila ishte e ndare ne pako te presuara 1 kg.

Kjo sasi e konsiderueshme lende narkotike dyshohet se kishte destinacion me pas trafikimin dhe shperndarjen ne vendet fqinje me Shqiperine i cila ne momentin e sekuestrimit u gjend e ndare ne 13 kuti.

Ndaj te lartpermendurit u mor masa e arrestit ne flagrance per vepren penale Prodhim shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 te Kodit Penal.

Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te metejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›