Përleshje për tokën në Gjirokastër, 6 të plagosur

Gjashte persona jane plagosur rende pas nje konflikti per kulloten ne Gjirokastër. Incidenti mes dy familjeve Lluka dhe Sina ndodhi paradite, ne vendin e quajtur Subash, pergjate rruges Gjirokastër-Tepelenë. Sipas policisë, Zaim Sina me tre djemte e tij kane ndaluar ne token e familjes lluka se bashku me 300 bagetite, qe po i dergonin ne fshatin e tyre Dhemblan. Pronari i tokes Bexhet Lluka dhe i biri iu kane kërkuar atyre te largohen menjëherë. Debatet kane përfunduar ne përleshje me thika dhe te gjashte protagonistet ndodhen aktualisht ne spitalin e Gjirokastrës. Nje muaj me pare ne Shtepez, nene e bir u goditen me sepate gjate nje konflikti per kullotat.
Shpërndaje