E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni "Lioni", 7 makina bllokuara ne tre muaj

Policia franceze nuk heq dore nga makinat qe jane vjedhur ne kete vend dhe me pas jane trafikuar per ne Shqiperi. Policia kufitare ka nisur nje aksion per bllokimin e mjeteve luksoze qe jane sjelle nga vendet e Bashkimit Europian. Por kerkesa eshte bere qe prej fundvitit te kaluar nga Interpol Lioni dhe deri dje mesohet se jane te pakten 12 mjete te gjetura qe ishin shitur ne tregun e zi. Burime zyrtare thane per gazeten "KJ" se ne tre muajt e fundit jane zbuluar shtate autovetura, kryesisht prodhime te viteve te fundit, "Benz", "Audi" apo "BMW", te cilat dyshohet se jane vjedhur ne kryesisht ne France dhe qe jane bllokuar nga sherbimet e policise kufitare ne vendin tone. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policise Kufitare dhe Migracionit prane uniformave blu mesohet se bllokimi i ketyre automjeteve eshte bere fale bashkepunimit mes strukturave te Policise se Shtetit dhe Zyres Qendrore te Interpolit ne qytetin e Lionit ne France. Nderkohe qe ne te gjitha pikat e kalimit kufitar jane instaluar pajisje dhe aparatura bashkekohore, qe bejne te mundur shkembimin e informacioneve dhe te dhenave midis strukturave policore shqiptare dhe atyre te Interpolit, ne funksion te goditjes se kesaj veprimtarie te paligjshme. Ky nuk eshte operacioni i pare i bere ne bashkepunim me policine e qytetit te Lionit. Pak kohe me pare ishte policia e kryeqytetit qe ne bashkepunim dhe me agjentet e ardhur nga Franca, bene te mundur bllokimin e me shume se 12 automjeteve qe rezultonin te vjedhura ne Lion. Keto makina ishin te prodhimeve te fundit dhe te llojeve me luksoze qe udhetonin ne rruget e kryeqytetit shqiptar. Ndersa dhjete dite me pare ne piken e Muriqanit autoritetet doganore sekuestruan nje fuoristrade "BMW" qe rezultoi e vjedhur ne France dhe trafikohej ne Shqiperi, nderkohe qe i vune prangat nje 22 vjecari nga Parisi ne kuader te vazhdimesise se operacionit te koduar "Lion". Por edhe ne fillim te ketij viti policia ndaloi tre persona te perfshire ne kete rrjet dhe sekuestroi 5 makina luksoze qe shkonin deri ne 80 mije euro ne vlere cmimi, ndersa i perkisnin prodhimeve 2006-2008.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›