E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite shqiptare, ne fushate per zgjedhjet e 11 majit

Partite shqiptare te Lugines se Presheves kane nisur fushaten e tyre parazgjedhore per zgjedhjet lokale dhe parlamentare te 11 majit te Serbise. Ne vazhden e shpalosjes se programeve parazgjedhore, dje tubim promovues ka mbajtur Aleanca Demokratike e cila ka paraqitur programin e saj parazgjedhor. Kryetari i kesaj partie Basri Mehmeti para simpatizanteve ka evidentuar aktivitetet e kesaj partie qe nga themelimi e deri tani, sidomos ne lidhje me permiresimin e pozites se shqiptareve te Lugines se Presheves. Ndersa kandidatet qe u promovuan per keshilltare per mandatin e ardhshem ne Kuvendin Komunal te Presheves, paraqiten prioritetet dhe angazhimet e tyre ne permiresimin e kushteve jetesore. Mesazh i perbashket i te gjitha diskutimeve te ketij tubimi promovues ishte qe elektorati te votoje partine e tij me 11 maj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›