E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni ‘Night’: Kapet në flagrancë 19-vjeçari që shiste kokainë në lokale nate, sekuestrohen doza gati për shitje

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka zhvilluar operacionin e koduar “Night”, duke arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar që siguronte kokainë, e ndante në doza dhe e shiste në lokale nate, në zona me frekuentim të lartë të kryeqytetit.

Shtetasi G. V., 19 vjeç, banues në Tiranë, u kap në momentin e shpërndarjes së lëndës narkotike. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi sasi kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.

Operacioni u zhvillua pas administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për aktivitetin e të riut në zonat e rrugëve “Papa Gjon Pali II” dhe “Mustafa Matohiti”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›