Operacioni Sharra arrestohen 4 trafikante zbulohet edhe nje viktime

Ne operacionin policor te koduar Sharraarrestohen kater persona te dyshuar per trafikim me qenie njerezore dhe identifikohet nje viktime
Prishtine 21 Dhjetor 2010 NOA - Ne kuader te nje operacioni policor te koduar me emrin Sharra ne rajonin e Prishtines jane arrestuar kater te dyshuar per trafikim me qenie njerezore.
Lajmi konfirmohet per agjencine NOA nga Njesia kunder trafikimit me qenie njerezore njesia ne Prishtine pjese e drejtorise se hetimeve te trafikimit me qenie njerezore te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Kosoves.
Konfirmohet se kjo njesi e mbeshtetur edhe nga stacioni policor ne Podujeve gjate verifikimit te informacioneve ka arritur te siguroje prova se personat ne fjale ishin duke e trafikuar viktimen nje femer shtetase kosovare.
Viktima ishte shfrytezuar duke u detyruar te ofronte sherbime seksuale personave te ndryshem.
Personat e arrestuar jane
Faton. H mashkull shtetas kosovar
Rexhep. J mashkull shtetas kosovar
Besim. B mashkull shtetas kosovar
Muhamet. G mashkull shtetas kosovar
Gjykata e Qarkut ne Prishtine ka vendosur masen e paraburgimit prej 30 diteve per te gjithe te arrestuarit ne nje seance per vleresim mase sigurie ndaj te prangosurve.
a.b/NOA