Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama reagon per akuzat e Dik Martit

Tirane 20 Dhjetor 2010 NOA - Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama reagoi para pak minutash per akuzat e Dik Martit mbi te pretenduarin trafik organesh serbe nga shqiptaret ne Kosove dhe Shqiperi duke akuzuar edhe kryeministrin Hashim Thaci. Ne nje dalje per mediat thuhet se Prokuroria e Shqiperise reagon pas njohjes me permbajtjen e Projekt-Rezolutes se Komisionit te eshtjeve Ligjore dhe te Drejtave te Njeriut te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropesqe vjen si rezultat i Raportit te perpiluar nga anetari i Asamblese Parlamentare te KiE-se ish-prokurori Dik Marti dhe pas shqyrtimit te detajeve te shprehura ne te.
Akuzat per trafik te organeve brenda territorit te Republikes se Shqiperise te ushtareve serbe te zene rob gjate luftes ne Kosove jane tashme te vjetra te ezauruaradhe pa asnje baze vertetesie - thuhet ne reagim.
Kurse shtohet Deklarimeve te ish prokurores Carla del Ponte ne librin e saj per nje baze ne fshatrat e Burrelit kupretendohej sekryhej heqja eorganeve te ushtareve serbeper qellime tregtimi i ka paraprire ne vitin 2004 nje verifikim i nje grupi te Prokurorise se Hages ne bashkepunim me prokurore shqiptareqe ka marre ne evidence keto te dhena ne shtepine e supozuar si baze per kete qellim. Ne baze te verifikimit te perbashket te eksperteve te Hages dhe atyre shqiptarenuk ka rezultuar se te dhenat e parashtruara te kene ndonjebaze vertetesie ndaj Prokuroria e Shqiperise nuk ka gjetur baze per nisjen e ceshtjes penale.
Prokuroria e Pergjithshme thekson se pretendimete paraqitura se fundmi ne raportin eanetarit te Asamblese Parlamentare te KiE-se Dik Marti mbi ekzistencen e bazave te tilla ku presupozohet se jane kryer transplante si ne Fushe Kruje a diku gjetke brenda territorit te Republikes se Shqiperise jane te dhena per te cilat Prokuroria e Shqiperise nuk ka pasur asnje dijeni dhe per te cilat nuk eshte njoftuarapo paraqitur kerkese per hetimnga asnje organ hetimor nderkombetar.
Prokuroria e Shqiperise e cila gezon besimin e organeve hetimore nderkombetare besim qe eshte forcuar nga profesionalizmi i treguar dhe shkalla e gjere e bashkepunimit me to e deklaron te pabazecdo insinuate se institucionet shqiptare jane bere pengese per hetimin e kesaj ceshtjeje.
NjekohesishtProkuroria e Pergjithshmene respekt te legjislacionit dhe konventave nderkombetare ku Shqiperia eshte pale shprehgatishmerine per te vijuar bashkepunimin me institucionet especializuaranderkombetare.
e.r/NOA