E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Shqipëri-Mali i Zi, në pranga 25 persona

Një operacion i përbashkët mes policisë së Malit të Zi dhe Policisë së Shtetit ka vënë në pranga 25 persona të dyshuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Burimet zyrtare pranë Policisë së Shtetit njoftojnë gjatë operacionit ëhstë bërë i mundur sekuestrimi I 35 kilogramëve lëndë narkotike të llojit, kanabis sativa, 70 mijë eurosh dhe automjeteve. Sipas burimeve zyrtare pranë Policisë së Shtetit
hetimet për arrestimin e këtyre personave kishin nisur disa muaj më parë. Policia e Shtetit njoftoi se operacioni u zhvillua në disa qytetë të Malit të Zi. Sipas të njejtave burime njoftohet se linja e trafikut të lëndës narkotike ndiqte rrugën nga Shqipëria, nëpërmjet Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë dhe përfundonte në vendet perëndimore. Mes të arrestuarve rezultojnë edhe një efektiv i policisë malazeze dhe një zyrtar i Agjencisë malazeze të Sekuestrimit të Pronave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›